Bogdani, takim me tregëtarët e njësisë nr 10

Heqja e taksave për biznesin e vogël  është cilësuar  nga demokratët një mashtrim i  radhës i propozuar nga Partia Socialiste.Gjatë takimit me tregtarët të njësisë numër 10 në Tiranë, deputeti demokrat Gerti Bogdani është njohur me situatën e  zhvillimit të biznesit të vogel në këtë zonë, ndërsa tha se heqja e taksave është një praktikë komunsite dhe nuk ndihmon  zhvillimin e ekonomisë.Gjatë këtyre takimeve,  tregtarët e kësaj zone janë shprehur për situatën e aktivitetit të tyre privat, ndërsa thanë se  politika fiskale e  ndjekur nga qeveria ëhstë e përballueshme. Por  tregtarët ngritën si shqetësim situatën  e ndërtimeve pa leje që sipas tyre dëmtron biznesin.Takimi i përfaqësuesve të Partisë Demokratike me tregtarët është në vijim të konsultimeve me biznesin për të mundësuar një adresim më të mirë të problemeve të tyre.