Ruli: Qeveria, skema për të ndihmuar fermerët
Qeveria aktuale ka aplikuar dhe aplikon skema të cilat i ndihmojnë fermerët, ndërsa propozimi i Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së nuk përfitojnë fermerët por tregtarët dhe importuesit e produkteve ushqimore.Ndërsa ka vizituar një një kompleks gjedhësh me kapacitet 1 mijë e 200 krerë në vit, ministri i bujqësisë dhe ushqimit tha se skemat mbështetëse që janë aplikuar deri më tani për fermerët kanë qenë të studiuara dhe të kujdesshme dhe se nuk mund të aplikohen ndryshime radikale në sistemin fiskal.Ministri u ndal dhe të një problem që vihet re në industrinë e mishit. Sipas tij, kushtet e tregut imponojnë investime dhe teknologji të reja, por edhe këtu ai premtoi mbështetjen nga shteti.Deri në fund të vitit 2011 në të gjithë vendin rezultojnë të regjistruara rreth 922 mijë e 900 njësi të fermave me kafshë për blegtori, prej të cilave rreth 441 mijë njësi mbarështuan gjedhë për qumësht dhe mish.