Gjirokastër, kapet 30 kg drogë, arrestohet poseduesi
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 30 kg mariuanë ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është kapur në aksin rrugor Gjirokastër- Dervicjan në vendin e quajtur NSHN gjatë një kontrolli në një automjet me tarfa FR 60 55 B ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit Letjon Kadëna 21 vjeç nga Gjirokastra.Sipas policisë, drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar se në rrugë kishte postobllok të policisë ka shtuar shpjetësinë duke shpërthyer pikën e kontrollit dhe rrezikur seriozisht jetën e punonjësve të policisë të cilët edhe pse i kanë dhënë shenjë për të ndaluar dhe janë përpjekur ta bllokojnë , përsëri drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.Punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe FNSH, janë vënë në ndjekje të automjetit dhe pas disa minuta ndjekje është bërë e mundur bllokimi i automjetit dhe kapja e drejtuesit të automjetit në rrugën rurale që të çon në fshatin Asim Zeneli të Komunës Antigone .Policia thekson se 21-vjeçari është përpjekur të hedhë nga makina dorezat dhe çantat me lëndë narkotike por s'ka mundur dot pasi është arrestuar menjëherë në flagrance.Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit dhe në deiljen e pasme u gjetën dy çanta me 24 pako të mbështjella me letër natriban të mbushurra me lëndë narkotike , secila me peshë të ndryshme , gjithësej rreth 30 kilogramë Mariuanë.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit e kishte marrë lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta transportonte deri në dalje të qytetit Gjirokastër ku do ta blinte një shtetas nga Fieri i cili porsa ka parë që automjetin që priste ti sillte lëndën nrakotike që po e ndiqte policia është larguar menjëherë , por që gjatë veprimeve të para hetimore është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim policor ku për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij .Ndërkohë lënda narkotike , dorezat , sendet e tjera të gjetura në vendgjarje, dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale .Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim".