Reforma në drejtësi, Nishani takon krerët e institucioneve
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka thirrur sot një tryezë të rrumbullakët me një serë drejtuesish të institucioneve kryesore, pjesë përbërëse të sistemit të drejtësisë.Siç njofton zyra e shtypit e Presidencës, në këtë tryezë do të diskutohet mbi reformën në sistemin gjyqësor, si dhe mbi sfidat që burojnë nga rekomandimet në Raport Progresin e BE-së për Shqipërinë për vitin 2012.Javën e kaluar Presidenti Nishani zhvilloi takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme.Gjatë këtij takimi u hodh në tryezë data 23 qershor, si më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.Në një intervistë për “Ora News”, presidenti Nishani u shpreh se së shpejti do të dekretojë datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.