Shima: Të ndërtohet muzeu për artin bizantin

Shpërndarja e  një pjese të mirë të trashëgimisë së pasur të  ikonave  të vjetra shqiptare nëpër kisha apo katedrale rrezikon ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre, e cila më vonë mund të çojë deri në zhdukje.Për ti paraprirë këtij fenomeni  drejtori i Galerisë së Arteve Rubens Shima thotë se ka ardhur koha për një platformë të re për trajtimin e kësaj gjinie arti ,ku sipas tij në Shqipëri duhet të ndërtohet një muze i cili ti kushtohet  posaçërisht artit bizantin  dhe pas bizantin  dhe  të bëhet i mundur ekspozimi i përhershëm i këtyre fondeveSipas kuratorit Rubens Shima, ikonat në Muzeun e Beratit janë më pak të mirëmbajtura për shkak të kushteve jo të përshtatshme .Ekspozita më e fundit e cila qëndron e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve është ajo e Ikonave shqiptare që prej shek. XIV e deri në shek XX .Ajo  sjell përpara publikut vlerat më të mira të ikonografisë shqiptare për herë të parë në një bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë dhe Muzeun Kombëtar "Onufri", Berat.