Vlorë, 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim për vjedhje makinash

Një person është arrestuar ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim në Vlorë pasi akuzohen për vjedhje makinash.Burime nga policia e qytetit bregdetar theksojnë se është arrestuar shtetasi Edvaldo Askushi  ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit  Ervis Murtaj dhe Mario Hibraj të cilët  akuzohen për vjedhjen e një sërë automjetesh në qarkun e Vlorës.Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.