Romani "Revolta e Atlasit" vjen në shqip
Mbi 30 milion kopje te shitura në SHBA dhe të përkthyer në 23 gjuhë vjen në shqip edhe për lexuesin shqiptar i përkthyer, Revolta e Atlasit. Vëllimi i parë i një triologjie i flet një fatkeqësisht të ngjashme me tonën, në një botë ku ekonomia po shkatërrohet, kur qeveritë ndërhyn gjithmonë e më shumë dhe kur individët pothuajse denoncohen dhe sfiliten për të mirën e individëve parazitë,. nëpërkëmbje.Në një intervistë me botuesen e këtij Libri Loreta Berhami , ajo thotë se Atlas i shkrimtares amerikane Ayn Rand i flet një shpirti të burrave dhe grave që vedosin ta ndalojnë këtë nëpërkëmbje.Në një javë me libra ku dominojnë kryesisht romanet ka ardhë një libër pikant i cili përmbledh Kryeministrat dhe Ministrat e shtetit shqiptar në 100-vjet histori. Anëtarët e këshillit të ministrave në vitet 1912-2012 jetëshkrimet e tyre dhe veprimtaritë e ekzekutivit shqiptar nga Kastriot Dervishi.Tragjedia më e madhe e ndodhur në det, ajo e Otrantos e vitit 97 vjen në romanin investigues nga Alessandro Leogrande "Mbytja e Anijes"Një nga shkrimtaret më të famshme të letërsisë gjermane Christa Ëolf,vjen në shqip me romanin "Kasandra"."Të jesh pas në kohë", një roman i cili të pyet nëse do të jesh aty..të ndalesh diku në një pjesë të jetës apo edhe ta ndryshosh vjen nga Guillaume Musso.Gjithasht në listën e librave të rinj në këtë javë është hedhur dritë mbi lashtësinë e emblemës së flamurit tonë kombëtar, duke e parë në disiplina të ndryshme si mitologjia, etnologjia.Në të parin studim i këtij lloji me vlerë shkencore Jaho Brahaj ka hedhur dritë nga origjina dhe lashtësia bazuar në material të krijuara ndër mijëvjecarët nga populli ynë.