Nishani: Politika të gjejë konsensusin për miratimin e 3 ligjeve
Kreu i shteti Bujar Nishani ka mbledhur në një tryezë një sërë drejtuesish të institucioneve kryesore, pjesë përbërëse të sistemit të drejtësisë.Në fjalën e tij, kreu i shtetit kërkoi nga politika shqiptare të gjejë konsensusin për miratimin e 3 ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian."Tre projektligjet kanë një rëndësi të madhe për integrimin e vendit në bashkimin Europian. Klasa politike duhet të kurorëzojë atë që u nis 100 vjet më parë” tha Nishani.Kreu i shtetit gjithashtu kërkoi gjithashtu që emërimi i gjyqtarëve në gjykatat e vendit të bëhet në bazë të meritës.“Meritat dhe kriteret për emërimin e gjyqtarëve janë të njohura publikisht. Kushdo që punon në gjykatë duhet të përfaqësojë vlerat e gjyqësorit. Vetëm personat që garantojnë këto vlera mund të përçojnë tek qytetarët imazhin e një gjyqësori efikas” shtoi Nishani.Edhe ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka kërkuar nga politika të miratojë tre ligjet e kërkuara nga KE-ja dhe konkretisht të ligjit për Gjykatën e Lartë. Sipas tij miratimi i këtij ligji do të bënte të mundur rritjen e transparencës dhe të paanshmërisë së sistemit gjyqësor."Këtë javë skadon edhe afati që Bashkimi Europian ka dhënë për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë i cili është hartuar me konsulencën e EURALIUS, i kërkuar nga opozita dhe i konsultuar me palët e interesit. Është një ligj që e bën Gjykatën e Lartë të pavarur dhe të paanshme pasi depoliziton të gjithë emërimet në Gjykatën e Lartë, nuk krijon kredo politike për asnjë parti por forcon sistemin gjyqësor. Klasa politike duhet të miratojë këtë ligj që e bën sistemin gjyqësor më të pavarur, më të paanshëm dhe i shërben gjithë sistemit të drejtësisë” tha Halimi.Gjithashtu ministri i drejtësisë kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për të bërë të mundur realizimin e reformës në drejtësi.“Reforma është një proces i gjatë dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve por ajo që është me rëndësi është jo vetëm rritja e eficencës por mbi të gjitha evidentimi i gjyqtarëve të aftë nga të paaftët. Prandaj dhe duhet të bashkëpunojmë në këtë proces” shtoi Halimi.Në tryezë kanë marrë pjesë ministri i drejtësisë Eduard Halimi, kryeprokurorja Ina Rama, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa si dhe krerë të të tjerë të institucioneve të drejtësisë.