Astrologu: Ja çfarë do të ndodhë me personat në shenjën e SHIGJETARIT gjatë 2024-ës. Kujdes në pjesën e dytë të vitit!
Astrologu Jofiel Koço zgjodhi ta niste parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e Zodiakut, duke ndjekur një formë ndryshe nga ajo tradicionalja në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News”
Pas Akrepit, parashikimi i radhës ishte për personat në shenjën e Shigjetarit.
“Kush është shenja tjetër që hyn tek shenjat që do të kenë përmirësim? Krahasuar me shenjën e Akrepit është gjithashtu shenja e Binjakëve, duke futur dhe Luanin dhe Ujorin. Pra kemi dhe këto shenja të cilat përmirësohen.
Le të kalojmë tek Shigjetari! Për sa i përket Shigjetarit, ky vit ka qenë shumë i mbarë, shumë entuziast, një vit shumë i lumtur për ta pothuajse në të gjitha drejtimet. Por, Shigjetarët gjatë vitit 2024, sidomos në pjesën e dytë të vitit, fillojnë dhe vështirësitë.
Shigjetarët, së bashku deri diku me shenjën e Peshqve dhe të Virgjëreshave do të jenë shenja të cilat do të duhet të punojnë fort për të arritur objektivat e tyre.
Pra, nuk do të jetë një vit që do t’i ngrejë, apo favorizojë, por për të arritur atë që duhet do t’iu duhet të punojnë fort. Kështu që, Shigjetarë bëni kujdes, 2024-ta nuk do të jetë viti juaj: Kujdes marrëdhëniet në çift, kujdes financat dhe raportet në punë, pasi për Shigjetarin do të jetë pak vit ngatërrestar dhe pakëz i vështirë”, u shpreh astrologu Jofiel Koço.
