Astrologu: Ja çfarë do të ndodhë me personat në shenjën e AKPREPIT gjatë 2024-ës

Astrologu Jofiel Koço zgjodhi ta niste parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e Zodiakut, duke ndjekur një formë ndryshe nga ajo tradicionalja në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News”

Pas Ujorit, parashikimi i radhës ishte për personat në shenjën e Akrepit.

“Astrologjia është gjithmonë një fushë që tërheq interesimin e njerëzve. Por ne do ta vazhdojmë me trajtimin ndryshe, do ta vazhdojmë me shenjat të cilat përmirësohen.

Përmirësim shumë i dukshëm do të jetë për shenjën e Akrepit. Duke qenë se Akrepi ka pasur një vit disi të vështirë, me ngritje dhe ulje, me mungesë totale të stabilitetit, them që falë inteligjencës dhe intuitës së Akrepit, viti 2024 do të jetë viti që Akrepi do të hedhë themelet e një stabiliteti në lidhje me punën, në lidhje me financat dhe paranë, në lidhje me gjendjen emocionale, sepse Akrepët janë shumë emocionalë. Ndodh që qajnë shpesh, sidomos femrat Akrep kur kanë vështirësi në jetë, ose situata të tilla. Kështu që Akrepi hyn tek shenjat që përmirësohet jashtëzakonisht”, u shpreh astrologu Jofiel Koço.