Astrologu bën parashikimin e madh për UJORIN: 2024-ta, do të jetë viti i “arredimeve” të ...
Astrologu Jofiel Koço zgjodhi ta niste parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e Zodiakut, duke ndjekur një formë ndryshe nga ajo tradicionalja në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News”
Pas Luanit, parashikimi i radhës ishte për personat në shenjën e Ujorit.
“Cila do të jetë shenja më e favorizuar në krijimin e një familjeje?! Kush është i pari që favorizohet në një martesë? Ata janë Ujorët! Djemtë dhe vajzat e Ujorit.
Ata kanë pikërisht periudhën për të krijuar një vatër familjare. Pra, për të kurorëzuar një lidhje që shkon drejt një fejese, ose drejt një martese.
Ujorët janë të favorizuar për të bërë arredime të shtëpisë shumë marramendëse, dmth të shpenzojnë shuma marramendëse për të arreduar shtëpinë e tyre, ose për të blerë një shtëpi.
Pra Ujorët janë tek sektori i familjes”, u shpreh astrologu Jofiel Koço.
