Astrologu Jofiel Koço: Personat në shenjën e Luanit mund të kenë sukses në karrierë
Astrologu Jofiel Koço zgjodhi ta niste parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e Zodiakut, duke ndjekur një formë ndryshe nga ajo tradicionalja në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News”
Pas Binjakëve, parashikimi i radhës ishte për personat në shenjën e Luanit.
“Është momenti kur Luani mund të ketë sukses në karrierë, në mbarimin e diplomimit në një shkollë, në gjetjen e një vendi pune. Pra, tani është periudha më e mirë për Luanët për karrierë, për një bursë studimi, për të ndërruar vendin e punës për mirë. Sepse Luanët, ashtu si Bricjapët, është një shenjë karrieriste, kërkojnë një pozicion të lartë social, kërkojnë të jenë dhe ata drejtues në vende të ndryshme. Kështu që për Luanin karriera, puna, shkolla, 2024-ta është viti më i suksesshëm për ta”, u shpreh astrologu Jofiel Koço.