Ja se cilët janë librat e rinj të dalë në fundjavë

Kete jave librarite e kryeqytetit kishin plot botime te reja per t’iu ofruar lexuesve. Nje pjese e mire e botimeve vijne nga shtepia botuese PEGI, siç eshte edhe “PA MËRI” publicistika e jetes nga autori i mirenjohur Amik Kasruho.Autori shkruan me nota autobiografike per shkrimet e tij te para ne gazeta. Ai flet edhe per shkrimin e tij qe e beri te njohe prangat qe burgosnin ide e njerez ne ate kohe. Pikerisht mbi gjashtedhjete e me shume vjet me vone autori vjen me kete botim i çliruar nga prangat qe iu vune mendimit te tij.Nje tjeter botim i ri eshte edhe “Një vere pa burra”, nga Siri Hustvedt. Nje meditim hipnotizues dhe i fuqishem mbi martesen dhe ndryshimet midis sekseve, plakjes dhe kuptimit te te qenit femer.Nje histori prekese e nje perçarjeje martesore vjen nga autori e trajtuar me shume humor edhe pse me nje subjekt te dhimbshem.“Alef“ nga Paulo Koelho vjen me ne qender idene se ajo qe ben ne te tashmen do ta ndryshoje te ardhmen. Te vendosesh. Te ndryshosh.Te gjendesh. Te jesh. Te ecesh. Te ngrihesh. Te provosh. Te enderrosh.Nepermjet ketyre frazave te thjeshta ky liber te fton te hidhesh ne veprim, sepse vjen nje çast ne jete kur nisim e pyesim veten se si e jetojme jeten apo a jemi aty ku duam dhe a bejme ate qe duam vertete? Nje liber filozofik qe te ben ti besh nje autoanalize te menjehershme jetes tende.“Manjola-12 Dite” , nje liber i Anatoli Toss, nje nga shkrimtaret rusë me te lexuar te momentit. Tek Manjola ai ben nje pershkrim jo vetem te kronologjise se ngjarjeve por edhe te vete kohes, nentekstit te saj shoqeror e shpirteror.Sipas autorit koha te ben te mendosh per rinine nga e cila nuk mund te shkeputesh. Ai thote se ajo eshte gjithmone mbrekullisht e bukur, pavaresisht nga koha, vendi, rendi politiko-shoqeror dhe mungesat e veshtiresite.Libri i fundit i kesaj top-pesesheje te javes eshte nje botim shume interesant i shkruar nga autorja amerikane Tamara Webber dhe titullohet “EASY”.Nje nga librat bestseller e New York Times, vjen me nje slogan, “Dashuria nuk ështe gjithmone e lehte”. Libri flet per nje çift, terheqja midis te cileve ishte e pamohueshme, e megjithate e kaluara qe ai mezi e kish kapercyer dhe e ardhmja qe ajo kish pritur mund ti ndanin. Por fuqia e dashurise do ti surprizoje.