Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Islam Alla”, Basha: “Ky është vetëm fillimi i transformimit të Tiranës

Kryebashkiaku Lulëzim Basha inaguron përfundimin e rikonstruksionit të rrugës “Islam Alla” nw Tiranw.Sipas kryetarit të bashkisë përfundimi i kësaj rruge është vetëm një fillim i transformimit që do të pësojë kryeqyteti në të ardhmen.“Ky investim, është vetëm një shije e parë e ndryshimit rrënjësor, transformimit rrënjësor që e pret këtë qendër të Tiranës, ku në qendër do të jetë qytetari, do të jetë banori autokton, banorët e vjetër të kësaj zone, pra në qendër do të jetë interesi i tyre më i mirë” tha ai.Kreu i bashkisë ka bërë të ditur se përveç investimit në rrugë, plani urbanistik do të sjellë një standard të ri për këtë zonë dhe do t'u japë mundësi banorëve të zhvillojnë pronën e tyre.“Siç e shikoni, ka përfunduar një tjetër rrugë në qendër të Tiranës, rruga “Islam Alla”, që është një prej 5 rrugëve që Bashkia e Tiranës po rikonstrukton këtu në zemër të Tiranës së vjetër, në lagje të cilat janë po aq të vjetra sa qyteti por që nuk kanë parë investime prej shumë kohësh. Sot, kam takuar shumë banorë të kësaj rruge të cilët kanë qenë pa asnjë dallim, të gëzuar për investimin e bërë por unë i garantoj që investimi i kryer në këtë rrugë dhe ato që do të përfundojnë në 4 rrugët e tjera janë vetëm fillimi, pasi në këtë lagje ne do të aplikojmë me anë të planit urbanistik, standardin më të lartë të mundshëm, duke i dhënë mundësinë banorëve të zhvillojnë pronën e tyre dhe duke e kthyer këtë zonë, në një ndër zonat më atraktive si për të banuar ashtu edhe për interesa komercialë” u shpreh Basha.Rikonstruksioni i rrugës “Islam Alla” e cila u shërben mbi 3 mijë banorëve  ka kapur vlerën  prej 9.4 milionë lekësh. Në këtë rrugë u vendosën 18 shtylla për ndriçimin si dhe u vendos sinjalistika horizontale dhe vertikale.