Arvizu takon Burgajn: Militantët e partive të kontrollojnë pasionet

Ambasadori amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu vazhdon angazhimin e tij për ti siguruar Shqipërisë një proces zgjedhor të qetë në 23 qershor.Këtë radhë diplomati i lartë ka një mesazh të qartë për militantët e partive për të kontrolluar pasionin politik. Arvizu mesazhit e lëshoi nga drejtoria e policisë së shtetit ku nga ky institucion kërkoi neutralitet në ditë e zgjedhjeve."Njerëzit shprehin pasionet e tyre për kandidatët që ata mbështesin. Deri më tani ka patur disa incidente, por drejtori Burgaj siguroi se bashkë me stafin e tij është i përkushtuar për të ofruar një periudhë zgjedhore të qetë. Po ashtu Burgaj përmendi edhe paanshmërinë e policisë në këtë proces.Mendoj që mbështetësit e partive mund ta bëjnë më të lehtë punën e policisë duke mbajtur pasionet nën kontroll dhe duke zbatuar ligjin. Këtë shpreson dhe pret SHBA", tha Arvizu.Për drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj situata elektorale paraqitet e qetë pavarësisht disa incidenteve të shënuara. Ndërsa garantoi në fjalën e tij angazhimin për të një proces të rregull elektoral.Vizita e ambasadorit amerikan në drejtorinë e policisë vjen vetëm pak ditë pas incidenteve të shënuara midis shtabeve të partive. Pasi në disa raste është ngritur shqetësimi se janë përdorur edhe forcat e rendit për qëllime elektorale.