Berisha në Çorovodë: Rama të kërkojë falje për fyerjet e origjinës së aleatit

Kryeministri Berisha ka prezantuar sot në Çorovodë, kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Beratit.Në fjalën e tij, kreu i qeverisë i kërkoi Metës të sjellë aleatin e tij në Skrapar për t`i kërkuar ndjesë skrapalinjve ndaj akuzave të bëra rreth origjinës së tij."Unë flas lirshëm nuk jam rritur rreth Tomorrit por jam rritur rreth Shkëlzenit. Prandaj duhet ti kërkoni Ilir Metës një gjë, ta sjellë këtu Ramën dhe t`ju kërkojë falje për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit.  Po nuk e bëri këtë asnjë votë. Votoni për veten tuaj. Askush në botë s`ka të drejtë t`ju fyej ju kolektivisht.  Ju keni një histori me të cilën krenoheni dhe do të krenoheni gjithnjë. Pasi ju s`keni kursyer asgjë për mbrojtjen e kësaj toke. Prandaj ai zotëria që shëtit me autobuzin mavi të vijw këtu dhe të kërkoj falje për origjinën e tij skrapali për aleatin e tij të sotëm. Për të tjerat nuk kam asnjë dyshim se jeni njerëz të mençur dhe ai që përpiqet tu shesë shqiptarëve sapunin për djathë është i falimentuar, qytetarët e kanë braktisur, i ka sheshet bosh” tha Berisha.Berisha: Do bëjmë të njohur Malin e Tomorrit dhe kanionetGjithashtu kreu i qeverisë ka premtuar lidhjen e Skraparit nëpërmjet rrugëve që do të ndërtohen me Përmetin, Gramshin e Korçën.Gjithashtu Berisha premtoi njohje në Botë të potencialeve të malit të Tomorrit dhe kanioneve si dhe njohje të rakisë së Skraparit.“Skrapari është një rreth me potenciale të mëdha, territore në të cilat banorët e tij mund të begatohen, të kenë mirëqënien më të mirë” tha Berisha.Gjithashtu Berisha premtoi njohje në Botë të potencialeve të malit të Tomorrit dhe kanioneve si dhe njohje të rakisë së Skraparit.“Skrapari është një rreth me potenciale të mëdha, territore në të cilat banorët e tij mund të begatohen, të kenë mirëqënien më të mirë. Unë zotohem këtu para jush se qeveria do të financojë çdo projekt të banorëve të Skraparit për ullishte, qershi e dru të tjerë frutorë kudo që mbjellin. Ne tani po ecim drejt PËrmetit, shumë shpejt do ecim drejt Tomorrit dhe atË do ta bëjmë të njohur në Evropë dhe Botë për potencialin e tij të jashtëzakonshëm turistik. Të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialet e jashttzakonshëm turistik të Malit të Tomorrit” tha kryeministri.Berisha sulmon Ramën për heqjen e TVSH-së për 5 produktet bazëNdërsa  ka inaguruar punimeve të rrugës Perondi-Kuçovë, kryeministri Berisha nuk ka lënë pa sulmuar edhe kryesocialistin Rama për deklaratat e tij për heqjen e TVSH-së për 5 produktet bazë."4 vitet që vijmë do të financjmë 3 fishimin e granteve për fermerët deri në 160 milionë dollarë. Jam këtu për tu zotuar se do rimburësojmë me para në dorë akcizën e naftës, dhe çdo që që ju përdorni për prodhimin bujqësor. Jam këtu për tu zotuar se do vazhdoj rritjen e rrogave dhe pensioneve në fshat dhe qytet.  Premtimi im solemn para jush është që do të mbrojë prodhimet tuaja. Shoku i autobuzit mavi premton heqjen e TVSH-së për qumështin që do të thotë që qumshti i lopëve tuaja të mbetet pa shitur. Autobuzi mavi premton që të heqë TVSH-së për miellin në mënyrë që në Shqipëri askush të mos ketë leverdi të mbjellë grurë apo misër. Shoku i autobuzit mavi erdhi në Berat dhe deklaroi se vaji i ullit ka mbetur pa shitur dhe premtoi të heqë TVSH-në për vajin çka do të thotë që ju të mos shisni dot 1 kg vaj” tha Berisha.Berisha: Rritje të rrogave dhe pensioneve, integrim në BEKryeministri premtoi sërish rritjen  e rrogave dhe pensioneve, dhënien e rrogës së 13-të dhe integrimin në Bashkimin Europian.Do rrisim rrogat dhe pensionet 2 herë më shumë se çmimet, do vendosim rrogën e 13-të për të gjithë punonjësit e administratës, do heqim për bizneset çdo taksë dhe tarifë doganore për makineritë dhe materialet që do të përdoren për prodhim. Për ne integrimi europian është jetik pasi garanton qindra mijëra euro fonde nga BE-ja. Prandaj dhe ju ftoj që në 23 qershor bashkohuni me ne për mbështetjen më të madhe për fermat tuaja, për rroga dhe pensione më të larta, për integrimin në BE. Votoni 44, votoni PD-në. Përpara!” u shpreh kryeministri.