Rama: Uroj që Kombëtarja të bëjë atë që shqiptarët duan

Ndërsa ethet sa vijnë e shtohen në prag të ndeshjes mes Kombëtares shqiptare dhe Norvegjisë në stadiumin “Qemal Stafa”,  urimeve të gjithë shqiptarëve për një fitore të kuqezinjve i është shtuar edhe kryesocialisti Edi Rama.Në një mesazh në Twitter, Rama u ka uruar shumë sukses “cunave kuqezinj dhe trajnerit’ për ndeshjen e sotme që pritet të përmbush dëshirat e shqiptarëve për ta parë kombëtaren tonë në Botëror.“Uroj shumë që sot Kombëtarja të bëjë atë që të gjithë shqiptarët dëshirojnë. Suksese çunave kuqezinj dhe trainerit tonë të mençur!” shkruan Rama në Twitter.