Tre anije të NATO-s ndalojnë në Portin e Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2013, 12:07
Tre anije të NATO-s janë ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës.Anijet e Grupit të Gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2, do të qëndrojnë për një vizitë në këtë port, nga data 7 deri më 10 qershor 2013.Kjo vizitë portuale realizohet në kuadër të planit të mbështetjes për integrimin me NATO dhe ka për qëllim familjarizimin me procedurat standarde operacionale detare.Pas akostimit të anijeve në portin e Vlorës, komandantët e anijeve do të bëjnë një vizitë në Komandën e Flotiljes Detare në Pashaliman ku do të priten nga komandanti i saj, Kapiten i Rangut të Parë Subi Zenelaj.Gjithashtu gjatë qëndrimit në Vlorë ekuipazhi i anijeve do të bëjë edhe disa vizita në objekte kulturore dhe muzeale të qytetit.