Rama: Janë bërë krime me pronën, s`do tolerohen më pas 23 qershorit
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka premtuar sërish dhënien e certifikatës së tokës brenda 2 viteve të para të mandatit qeverisës së socialistëve si dhe transparencë për kalimin e tokës.Ndërsa ka zhvilluar një kënd fjale në Llakatund të Vlorës, kryesocialisti Rama tha se pas 23 qershorit do të zgjidhet ato të cilat ai i cilësoi si krime me kalimin e pronës,“Do japim pronësinë, do bëjmë transparence të plotë me pronën posaçërisht në bregdet. Brenda 2 vite të para të mandatit qeverisës do të përfundojmë reformën e plotë të tokës, duke iu dhënë certifikatën e pronës në dorë. Marrja e tokës nga familjet e pafuqishme të fshatit që trajtohen si të ishin bujkrobër nga disa kryetarë komunash dhe kalimi i tokës për hesapet e tyre tek të afërm tek miq partie biznesmenë, me ca kontrata skandaloze në dëm të zhvillimit nuk do të tolerohet. Janë bërë krime me kalimin e pronave dhe nuk do të tolerohen më. Ka mungesë ndërveprimi të pushteti lokal me atë qendror për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Rama.Rama: Dëgjojeni Arben Malajn por votoni vetëm PS-në