Topi në tregun e Medresesë:Qytetarët blejnë këtu ndërsa bllokmenët jashtë vendit
Kreu i FRD Bamir Topi i premton biznesit të vogël taksim të drejtë duke kundërshtuar idenë e kreut të opozitës për heqje taksash.Në një takim me tregtarë të tregut të Medresesë Topi deklaroi se biznesi i vogël në Shqipëri trajtohet në mënyrë të dyfishtë nga administrata. Ndër të tjera Topi deklaroi se do ti jepet fund vendosjes së gjobave në mënyrë arbitrare.Në takimin me tregtarët, Topi përsëriti nevojën për një frymë të re politike në vend. Gjithashtu Topi u shpreh se Fryma e re Demokratike ka një program të qartë për të lehtësuar biznesin e vogël në vend e pikërisht për këtë kërkoi votat e tyre në 23 qershor.”Çdo zonë e Tiranës ka nevojë për treg publik modern, e jo për tregëtimet ambulante që bëhen nëpër lagje. Duhet t’i japim fund gjobave dhe presionit ndaj biznesit. FRD ka një plan për të lehtësuar biznesin e vogël dhe rikthyer rritjen ekonomike të vendit”, shtoi kryetari i FRD-së.