Zgjedhjet, nesër afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2013, 10:09
Nesër është afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershori.Në një njoftim të tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thekson se akreditimi I vëzhguesve do të shtyhet për nesër pasi data 8 qershor, që është edhe afati I fundit është e shtunë."Afati i fundit është data 8 qershor, por duke pasur parasysh se dita e sotme është e shtunë, në bazë të nenit 125 të kodit zgjedhor bëj me dije se ky afat përfundimtar shtyhet për ditën e hënë. Të gjithë organizmat apo mediat që duan të akreditojnë vëzhgues për zgjedhje afati i fundit, është dita e hënë(10 qershor) dhe jo dita e sotme",thuhet në njoftimin e KQZ-së.