Cocciante vjen sot në Tiranë, dekorohet nesër nga Nishani
Kantautori i njohur italian Riccardo Cocciante do të vizitojë sot Tiranën së bashku me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani, e cila triumfoi në “The Voice of Italy”.Në një njoftim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportreve, thuhet se kjo vizitë bëhet me ftesë të ministrit Vizar Zhiti dhe nën kujdesin e lartë të Kryeministrit Sali Berisha, duke e vlerësuar Coccianten si emblemë e muzikës së sotme italiane dhe mentori që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy”.Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë sot në Tiranë, në aeroportin "Nënë Tereza”, ku do të priten nga autoritetet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Mësohet se kantautori italian do të pritet në ambjente të MTKRS nga ministri Zhiti, dhe pasdite në orën 18:05, Cocciante së bashku me këngëtaren Elhaida Dani do të dalin në një konferencë për mediat.Ndërkohë sipas njoftimit, zyrtar Cocciante do të ketë nesër një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe do të dekorohet në një ceremoni nderimi në orën 10:00 dhe më pas në orën 11:00 do të ketë një tjetër takim me kryeministrin Sali Berisha.AXHENDA SotOra 11:45 Mbërritja e këngëtarit Riçardo Cocciante në aeroportin “Nënë Tereza”Ora 16:00 Mbërritja e këngëtares Elhaida Dani në aeroportin “Nënë Tereza”Ora 18.00 Takim me Ministrin e TKRS-së Z.Visar Zhiti në mjediset e MTKRSOra 18.15 Konferencë për shtyp në mjediset e MTKRS- Salla “ Tefta TashkoNesërOra 10:00 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z.Bujar Nishani, dhe Ceremonia e dekorimit dhe nderimit nga Presidenti i Republikës së ShqipërisëOra 11:00 Takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z.Sali Berisha