Tiranë, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim
Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave të kërkuar për vrasje, falsifikim dokumentash dhe armëmbajtje pa leje.Burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmë nga Strukturat Antidrogë të Policisë së Kryeqytetit u bë e mundur kapja e 23-vjeçarit Elidon Jaçe nga Vlora ,i dënuar më parë për vrasje.23-vjeçari u kap dje pasdite ne rrugen "Shyqyri Berxolli" në kryeqytet, në sajë të informacioneve ku dhe pas kontrollit të ushtruar në nje çantë sportive, i është gjetur një pako e mbeshtjellë me natriban me lëndë narkotike, me peshë 1 kg e 47 gramë.Ndërkohë policia ka arrestuar edhe 53-vjeçarin e shpallur në kërkim Qazim Hysko, pasi ishte dënuar 1 vit e 2 muaj burg, për veprën penale "Fallsifikim i dokumentave, kryer në bashkëpunim me shumë se nje here”Gjithashtu uniformat blu të kryeqytetit kanë arrestuar 21-vjeçarin e shpallur në kërkim Florjan Cani pasi ishte dënuar me 1 vit, 3 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale "Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak".