Berisha në Sarandë: Do zgjidhim problemin e mbivendosjes e do japim tapitë e tokës
Kryeministri Berisha u ka premtuar sot fermerëve zgjidhjen e problemit me mbivendosjen e tokës si dhe finalizimin e procesit të dhënies së tapive të tokës brenda këtij viti.Në një townhall me fermerët në Metoq të Sarandës, kryeministri Berisha premtoi edhe përfundimit brenda këtij viti të regjistrit dixhital të tokës.
“Do të ngrejmë një komision të posaçëm dhe bashkë me autoritetet vendore do të zgjidhim çështjen e tokës. Do shohim problemet me mbivendosjen. Ne kemi bërë disa vendime këto muajt e fundit të cilat japin kompetenca të plota qeverisë vendore dhe fill pas zgjedhjeve do të japim hipotekat. Tapitë do të finalizohen brenda këtij viti dhe ne do e bëjmë këtë patjetër kemi marr të gjitha masat , ka filluar procesi dhe kryetarët e komunave kanë marrë vetëdije për këto akte dhe i kanë vlerësuar. Po përfundojmë regjistrimin dixhital të tokës brenda këtij viti i cili është edhe regjistri më i saktë” tha Berisha.
Kryeministri Berisha ka mbrojtur sërish sot taksën e sheshtë të vendosur nga qeveria si taksën më të drejtë, më të ndershme për shqiptarët.
"Ne bëjmë gjithçka që ju me djersën tuaj të fitoni më shumë. Ne jemi forcë politike e taksave të ulëta, taksa e te dhjetave është taksa më e ndershme. Është taksë e librave të shenjtë” tha Berisha.Berisha: Përfaqësues nga Saranda në Ministrinë e BujqësisëKryeministri Berisha u përgjigj pozitivisht kërkesës së një prej fermerëve që në Ministrinë e Bujqësisë te jetë edhe një përfaqësues i rrethit të Sarandës.“Saranda dhe Delvina ka potencial turistik dhe bujqësor dhe do bëjmë gjithçka për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe blektoral. Drejtoria do të transferohet këtu. Bordi i kullimit do krijohet këtu sa i takon përfaqësues së Ministrisë së Bujqësisë nga anët tuaj do e shoh dhe do bisedoj këtë mundësi” tha Berisha.