Nishani, Lammert: Shqipëria duhet të ketë prespektivë të qartë evropiane, rruga s’është e shkurtër

Në takimin me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, kryetari i parlamentit gjerman Norbert Lammert shprehu bindjen, se Shqipëria duhet të ketë një perspektivë të qartë evropiane, por se kjo nuk është rrugë e shkurtër.Kryetari i parlamentit të Gjermanisë Norbert Lammert priti të enjten në një vizitë pune presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Tri ishin temat kryesore të takimit 30 mintuash, bashkëpunimi bilatetral, integrimi dhe zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.Presidenti i Shqipërisë Nishani shprehu mirënjohje për kontribuitin e veçantë që ka dhënë Gjermania sidomos në 20 vitet e fundit për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Ai tha se Shqipëria është pjesë e natyshme e Evropës, dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Nishani tha se e rëndësishme është mbështetja nga parnerët evropianë dhe kërkoi mbështetje nga Gjermania si dhe më tepër investime gjermane në Shqipëri.Kryetari i parlamentit gjerman Norbert Lammert tha se ka bindjen se Shqipëria duhet të ketë një prespektivë të qartë evropiane, por se kjo nuk është rrugë e shkurtër. Ai tha se në Shqipëri ka zhvillime inkurajuese si në fushën ekonomike edhe në politikë, por edhe zhvillime irrrituese në fushën politike që ndikojnë edhe në perceptimin që kanë investitorët në Gjermani për këtë vend.Në takim u theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një të ardhme të përbashkët në BE, por rruga për në BE nuk është e shkurtër.Nishani tha se ne jemi të vendosur për të ecur në rrugën drejt BE-së, që është e vetmja rrugë për ne. 90 përqind e shqpitarëve e mbështesin integrimin dhe anëtarësimin në BE.Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvilloi ditën e enjte një vizitë zyrtare në Berlin. Fillimisht ai u takua me presidentin e Bundestagut, Dr.Norbert Lammert dhe më pas me presidentin, Joachim Gauck, në selinë e tij. Por zoti Nishani do të ketë edhe takime të tjera me personalitet më të larta politike gjermane . Qëllimi kryesor i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme si ajo politike, ekonomike, në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, etj.