Ushtarët misionarë me ryshfete, PD: Rama fyen kauzën e tyre të lirisë

Fyerje ndaj çdo ushtari që i shërben kauzës së lirisë. Kështu i ka cilësuar Partia Demokratike akuzat e lidershipit të selisë rozë për misionarët në Afganistan dhe Irak, se lufta e tyre bazohet në ryshfete.“Sot, i çoroditur si gjithmonë, Edi Rama me platformeen e tij “akozo-shpif-moho” vazhdoi sulmet dhe turin e tij pesimist, duke u thënë Shqiptarëve se ushtarët tanë në Afganistan dhe Irak po luftojnë për rryshfete. Kjo jo vetëm që është fantazi e pastër e trilluar në sallonin mavi të Ramës e që nuk ka të bëjë aspak me realitetin, por madje është dhe fyerje ndaj çdo ushtari që i shërben kauzës së lirisë. Shqipëria shërben me trupat e saj në Afganistan dhe Irak, sepse ne mbështesim luftën kundër terrorizmit dhe sepse ne jemi një vend krenar i NATO-s. Ne e dimë që Edi Rama është kundër NATO-s pasi e ka quajtur atë edhe “NATË” dhe madje ai edhe ka protestuar ditën që ne morëm ftesën për t’u anëtarësuar në NATO. Por fjalët e Ramës sot janë sa absurde aq edhe të rrezikshme” deklaroi zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi.Sipas Vorpsit vetëm Edi Rama arrin t’i ofendojë kështu përnjëherësh, trupat tanë, të ofendojë partnerët tanë në luftën kundër terrorizmit si edhe të ofendojë krenarinë tonë kombëtare.“Edi Rama duhe t’u kërkojë ndjesë ushtarëve që janë në shërbim të kombit, familjeve të tyre, si dhe çdo qytetari të këtij vendi për ofendimet ndaj tyre si dhe pesimizmin e tij të vazhdueshëm. Partia Demokratike është krenare për Shqipërinë.Partia Demokratike është krenare për ushtarët që i shërbejnë vendit.Partia Demokratike beson në ato çka mund të arrijmë bashkë; si këtu ashtu edhe jashtë vendit!”përfundoi zëdhënësja e PD.