Itali, ekzekutim mafioz i një të riu, dyshohet se është shqiptar

Trupi pajetë i një të riu është gjetur i karbonizuar dhe i prerë në fyt pranë një kazerme ushtarake të braktisur në Firence të Italisë. Sipas mediave italiane referuar të dhënave të policisë dyshohet se viktima është shtetas shqiptar.Dyshimet se trupi i pajetë mund të jetë i një shtetasi shqiptar vijnë për faktin se ka pasur një denoncim në polici për zhdukjen e një të riu me origjinë nga Shqipëria, por policia nuk bën të ditur emrin.Konfirmimi nëse kemi të bëjmë me këtë rast të dyshuar nga policia do të vijë vetëm pas analizës së AND-së. Policia ka sqaruar gjithashtu se viktima ka disa plagë thike në trup, një prej të cilave edhe në fyt.Prerja në fyt e viktimës hedh dyshime për një ekzekutim të pastër mafioz dhe mund të ketë lidhje me larje hesapesh. Dyshohet se viktima është vrarë me thikë në një automjet, që është gjetur pranë kazermës së braktisur dhe më pas të jetë futur në ambjentet e kazermës ku i është vënë flaka.Trupi është tejet i karbonizuar dhe kjo duket se do ta bëjë mjaft të vështirë identifikimin e tij. Policia italiane beson se ngjarja ka ndodhur në një hark kohor prej 2 deri 5 ditë para se të gjendej trupi.Ndërkaq makina e braktisur rezulton të jetë e një shtetasi italian nga Milano, i cili ka disa makina në pronësi të tij, por nuk duket të ketë lidhje me ngjarjen.