Kryeministri Berisha takim në Kombinat: Punësimi, sfida e mandatit të tretë

Një mandat për punësimin më masiv që ka njohur vendi. Për këtë mision e ka kërkuar votën e banorëve të Kombinatit kryeminsitri Berisha, ndërsa ka prezantuar dhe kandidatin që do të përfaqësojë zërin dhe interesat e tyre në parlament, Edi Paloka. Berisha theksoi se forca e tij politike vjen me një plan të qartë punësimi për kryeqyetasit, ku parqet logjistike, rehabilitimi i lumit të Lanës dhe ndërtimi i bulevardit, padyshim edhe projekti TAP priten të jenë gjeneratorët kryesorë të mijëra vendeve të reja të punës.“Do marrim së shpejti statusin kandidat, do punojmë për liberalizimin e vizave me SHBA. Ne jemi të vendosur të bëjmë shumë më tepër, për punësimin tuaj, rritja e mirëqënies tuaj janë objektivat më madhorë, më absolute, jemi të vendosur që katërvjecarin e ardhshëm ta shndërrojmë në katërvjecarin e punësimit më masiv të Shqipërisë. Vimë tek ju me një plan konkret punësimi, vetëm dy parqet logjistike që po ndërtohen krijojnë 30 000 vende të reja pune. Qeveria ka miratuar kredinë prej 60 mln euro për ndërtimin e bulevardit dhe sistemimin e lumit të Tiranës ku do punësohen me mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës. Zoti kryetar i Bashkisë zotohem me soleminitet se do financoj shtrimin e cdo rruge dhe rrugice të kryeqyetit brenda dy viteve të ardhshme. Jemi të gatshëm të katërfishojmë grantin dhe kredinë sovrane për bashkinë e Tiranës. Ne jemi të vendosur të ulim më tej taksat, kjo është nxitje e madhe për bizneset, për investime shumë më të mëdha. Investimet e huaja, të cilat ishin 4.2 miliard dollarë katër vitet që shkuan do të shkojë sëpaku në 6 miliard dollarë. TAP dhe gazifikimi i Shqipërisë krijojnë mbi 15 000 vende pune. Ne do punësojmë shqiptarët. Ne do përgjysmojmë taksat për industrinë turistike, do heqim taksat për turizmin malor. Ne do punësojmë qytetarët shqiptarë, sepse ne do marrim statusin e vendit kandidat, do hapim negociatat dhe kjo do jetë pasaporta e dytë, që do sjellë në vend qindra milionë investime private, ashtu dhe nga KE. Ne do bëjmë gjithcka që katër vitet që vine gjigandët e teknologjisë më të lartë dhe industrisë së makinave të zbarkojnë në Tiranë dhe ne do heqim taksat për 5 vjet për ta, që ju të mësoni teknologjitë më të mira” tha ai.Berisha ka vlerësuar punën e kreut të bashkisë së Tiranës, duke risjellë në vëmendje të qytetarëve modelin e paraardhësit të tij.“Në Tiranë kryetari i larguar i Bashkisë fondet e trefishuara të qeverisë me destinacion rrugët, rrugicat, kanalizimet, ujësjellësat, i shndërroi në rroga për partinë”deklaroi Kryeminsitri.Në pozicionin si rival të tij kryesor për garën e 23 qershorit, Berisha e sheh Ramën si një lider i një partie pa alternativë, përpos sharjeve dhe mashtrimeve, e duke mbetur këtu ai ka një porosi për shqiptarët:“Cila është alternative tjetër? Alternativa e sharjeve kolektive, fyerjeve kolektive më të papranueshme, por qyetarët shqiptarë dinë ti hedhin në kazan sharjet dhe fyerjet e tij. Por kujdes me taksat se ato janë mashtrimi i tij më imadh. Nga sheshi në shesh kalon duke mashtruar se sot në Shqipëri, Kryeminsitri paguan taska më pak se polici, deputeti më pak se mësuesi, këto janë gënjeshtra të trasha. Deputeti paguan taksa katër herë më shumë se infermierja se rroga e tij është katër herë më e lartë se infermierja. Taksa që ofron shoku i autobusit është taksa e urrejtjes që vendosi shkatërrimtari Karl Maksi, është taksa që vendosi në ’46 Spiro Kolekës” theksoi Kryeministri.Nën premtimin për rroga dhe pensione më të larta, lideri i mazhorancës ka ftuar banorët e Kombinatit të votojnë 44 për fitoren e e PD, fitoren e së ardhmes së tyre.“Këto kanë qenë vitet e rritjes më të madhe të rrogave dhe pensioneve, ju jap fjalën se rrogat dhe pensionet do vazhdojnë të rriten dy herë më shumë se cmimet, rroga e 13 do të vendoset me ligj. Ju ftoj që me 23 qershor të votoni për fitoren, të votoni 44, të votoni për punësimin, mirëqënien, integrimin tuaj në Europë, fitoren e shkëlqyer të PD, fitoren e së ardhmes, fitoren e Shqipërisë” përfundoi Berisha.Ndërkaq Kryebashkiaku Basha ka kërkuar mbështetjen e kombinatasve për të cuar përpara planin për një Tiranë moderne.“Studimi i fizibiliteteit për tramin Kombinat-Kinostudio u dorëzuar zyrtarisht. Për realizimin e projekteve bashkia e Tiranës ka nevojë për mbështetjen e qeverisë, një mbështetje të një personi të përkushtuar sic është Sali Berisha. Nuk është koha të ndalemi, nuk mund të kthehemi më pas, është koha të shkojmë përpara për më shumë punësim, mirëqënie dhe integrim” deklaroi Basha.Vetë kandidati për deputet për këtë zonë, Edi Paloka, ka qenë i ashpër në dozën e akuzave deri edhe në fyerje në drejtim të kreut të PS.“Më vjen mirë që do jem përfaqësues i juaj. 11 vjet Edvini mori votën tuaj për kryetar bashkie dhe ua shërbeu duke iu vlerësuar si qytetarë të dorës së dytë. Sa ishte kryetar Bashkie e përdori pushtetin në mënyrën më të keqe, rriti taksat. Ishte ai që si Kryebashkiak nuk pranoi të merrte përgjegjësinë dhe tu ofronte shërbime qytetarëve. Në gjithë jetën e tij politike ka punuar vetëm kundër interesave të vendit të tij. Bllokoi integrimin, duheshin vetëm tre ligje, nuk harrojmë dëmin që na bëri dhe pas votimit të tyre. Rama kërkon të heqë licensat për universitetet , diplomat për studentët, fyen mësuesit dhe infermerët, cdo ditë sulmon administratën publike, ndërkohë që pengoi ligjin për fuqizimin e kësaj administrate. “Që ti je gomar, kjo është dicka që duket”, e ka shkruajtur një mike e tij që e njihte mirë. Tani që e njohim mirë me 23 qershor ne do ta nxjerrim jashtë loje” u shpreh Paloka.Pas mitingut elektoral, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në mbrëmjen Gala të organizuar për shpalljen e fituesve të konkursit ndërmjet shkollave të mesme të Tiranës në Art dhe Sport, aktivitet i organizuar nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Rinor dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë.Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe shumë figura e emra të njohur të botës së muzikës, artit, sportit, modës, etj., si fotografi Fadil Berisha, modelia Anxhela Martini, kapiteni i ekipit tonë kombëtar Lorik Cana, stilistja amerikane Sherry Hill, volejbollist i njohur Shaban Uka, balerini Gerdi Vaso, etj.Kryeministri Berisha vlerësoi organizimin e këtij konkursi dhe kërkoi prej tyre që kurrë të mos i largohen garës.“Ata që guxojnë, ata ndjekin garën. Dua t’ju them se guximi është themeli i çdo suksesi dhe se gjithnjë fitojnë vetëm ata që guxojnë. Ëndrrat më të bukura i bëjnë reale ata që guxojnë e punojnë për to”, tha Kryeministri.Si i ftuar nderi në këtë mbrëmje, Kryeministri Berisha i dorëzoi çmimin përfaqësuesve të gjimnazit “Ismail Qemali”, si shkolla më e mire në Art & Sport në konkursin “Tirana Teens, 2013”.