Dani me mentorin nesër në Tiranë, Nishani dekoron kantautorin Ricardo Cocciante
Me ftesë të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Visar Zhiti dhe nën kujdesin e lartë të Kryeministrit Sali Berisha, është ftuar për një vizitë zyrtare kantautori i mirënjohur italian Ricardo Cocciante, emblemë e muzikës së sotme italiane, mentori që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares sonë Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy.Kjo vizitë organizohet në vlerësim dhe falenderim të kantautorit, i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi me përkushtim dhe ndjeshmëri të pazakontë, performancën e saj në rritje.Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë në Tiranë nesër më datë 7 qershor, ku do të priten nga autoritetet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve.Në ambjentet e institucionit ai do të takohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ,Visar Zhiti, ku do të organizohet dhe një konferencë për shtyp.Ditën e shtunë date 8 qershor në mjediset e Presidencës Kantautori do të dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqiperisë.Më poshtë axhenda e plotë e vizitës zyrtare:Data 7 qershor 2013Ora 11:45 Mbërritja e këngëtarit Riccardo Cocciante në aeroportin “Nënë Tereza”Ora 16:00 Mbërritja e këngëtares Elhaida Dani në aeroportin “Nënë Tereza”Ora 18.00 Takim me Ministrin e TKRS-së Z.Visar Zhiti në mjediset e MTKRSOra 18.15 Konferencë për shtyp në mjediset e MTKRS- Salla “ Tefta TashkoData 8 qershor 2013Ora 10:00 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z.Bujar Nishani, dhe Ceremonia e dekorimit dhe nderimit nga Presidenti i Republikës së ShqipërisëOra 11:00 Takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z.Sali Berisha