Ambasada e SHBA-së kujton: Zgjedhje,test për demokracinë në Shqipëri
Teksa fushata e partive politike në vend po “zien” dhe çdo ditë e më tepër zhvendosemi drejt zonës së nxehtë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri edhe në këto zgjedhje është shfaqur mjaft aktive, kryesisht në thirrjet e saj për zgjedhje të lira dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të dalë masivisht në votim.“Këto zgjedhje do të jenë një test për demokracinë në Shqipëri, një test që ne shpresojmë se Shqipëria do e kalojë” shkruhet so në faqen zyrtare të Ambasadës.Ndërkohë vetëm një ditë më parë, nëpërmjet Facebook, ambasada e SHBA-së shkruante; “Nëse nuk votojmë, nuk flasim”.Vlen të theksohet se edhe në zgjedhjet vendore të 2011, secili prej nesh ka një imazh në memorien e tij të ambasadorit amerikan Arvizu, të zhveshur nga statura e diplomatit, në pozicionin e një albitri gjatë numërimit të votave në Tiranë, që u konkludua me shpalljen fitues të kryebashkiakut Lulzim Basha.