Turistët austriakë në Dibër, vlerësime për bukuritë natyrore shqiptare

Shqipëria çdo ditë e më shumë po bëhet një destinacion i preferuar turistik dhe këtë e dëshmojnë vizitat e shumta nga të huajt. Akoma më interesant është fakti që kuriozitet dhe dëshirë për ta vizituar ka ngjallur pjesa veriore e vendit, dhe jo vetëm riviera. Një grup turistësh austriakë janë ndalur në Maqellarë të Dibrës, për të shijuar bukuritë shqiptare.“Vijme nga Austria, nga veriu i Austrise, kemi ardhur per here te pare te vizitojme Shqiperine, nje vend shume i bukur por eshte per te ardhur keq qe nuk kishim dhe aq fat me kohen sot, por vendi ishte shume i bukur. Sot do te vazhdojme udhetimin tone permes Maqedonise per ne Pogradec dhe do te kthehemi serisht ne Shqiperi. Kemi 10 dite qe udhetojme”tha njëri prej turistëve .“Jemi nga i njejti vend dhe kemi 10 dite qe po udhetojme nga Kroacia, Jugosllavia dhe tani në Shqiperi. Shqiperia eshte nje vend shume i bukur, me nje peisazh te mrekullueshem, njerez shume miqesor dhe kjo gje vihet re kur udheton me motor ne menyren se si te pershendesin, sidomos femijet gje e cila nuk ndodh ne vendet e tjera” tha një tjetër turist.Të huajt, të cilët vizitojnë vendin tonë, shfaqin interes më shumë për zonat muzeale dhe historike, për të njohur më shumë vendin tonë, i cili ka qënë i izoluar për gati gjysëm shekulli.