Vemja e dushkut në Kukës, specialistët japin alarmin: Po shkatërrohen pemët

Më shumë se 30 përqind e kurorës së gjelbër dhe qindra pemë frutore të qytetit të Kukësit janë dëmtuar nga vemja e dushkut, një dëmtues ky i përhapur në brezin e liqenit, 700 metër mbi nivelin e detit.Alarmin e dëmeve kolosale që mund të shkaktojë ky dëmtues e kanë dhënë specialistët e fushës, të cilët thonë se e gjithë sipërfaqja e prekur do të shkatërrojë terësisht bimësinë.Vemja e dushkut njihet si dëmtues i pyjeve dhe drurëve frutor. Vemja e dushkut ushqehet me gjethet e drurëve, ku tipar i dëmtuesit është brejtja e gjethit deri në skeletizimin e plotë të pemës.Kur masivet preken nga ky dëmtues ato humbasin gjethet, ngjyrën e gjelbër dhe marrin pamjen sikur të ishin përfshirë nga zjarri.