Fluks në kufirin e Kukësit, vijnë pushues të shumtë nga Kosova

Çelja e sezonit turistik në disa prej qyteteve bregdetare të vendit, ka bërë që në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit, që e lidhin Shqipërinë me Kosovën, të shënohet një numër i madh shtetasish që hyjnë apo dalin nga vendi ynë.Sipas statistikave zyrtare të drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Kukës bëhet e ditur se në Shqipëri,gjatë muajit maj, përmes 6 pikave kufitare kanë hyrë më shumë se 107 mijë e 258 shtetas, ndërkohë që kanë dalë nga vendi ynë më shumë se 120 mijë të tjerë.Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në vendin tonë 13 400 automjete, ndërkohë që kanë dalë më shumë se 15 mijë të tjera.Shtimi i fluksit të hyrje-daljeve ka bërë që në Pikat e Kalimit Kufitar të punohet me kapacitet të plotë për të përballuar shtimin e hyrje daljeve dhe evitimin e kirjimit të radhëve të gjata në të dyja anët e kufirit.Fluksi më i madh i kalimeve në kufi regjistrohet në ditët e premte, të shtuna e të diela, duke qenë se fundjava shfrytëzohet gjërësisht për turizëm por edhe plazh.Në këto ditë,me dy apo trefishim të hyrje-daljeve, në krahasim me ditët e javës, shtohet edhe efektivi dhe sportelet për kontrollin e dokumentacionit në hyrje, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata.Gjatë muajit prill, në vendin tonë patën hyrë më shumë se 70 mijë shtetas dhe dolën më shumë se 60 mijë të tjerë. Ndërkohë, në muajin mars hynë 45 mijë dhe dolën 35 mijë të tjerë.