Champions League, mision i (pa) mundur për Panathinaikos dhe Molde, në Zvicër sfidë e balancuar

UEFA Champions League dorëzon mbrëmjen e sotme tre biletat e para nga 6 në total që kanë mbetur në lojë për fazën e grupeve të sezonit 2023-2024.

Në orën 21:00 Panathinaikos ka një mision shumë të vështirë për të kthyer në favor disfatën 2-1 në ndeshjen e parë të Bragës.

Edhe pse e ka siguruar fazën e grupeve në Europa League, nënkampionia e vendit, Panathinaikos do të përpiqet tën rikthehet në lojë pavarësisht humbjes së ngushtë javën e shkuar.

Në po të njëjtën orë në Stamboll, Galatasaray do të kërkojë të zyrtarizojë kualifikimin pas ndeshjes pozitive të Norvegjisë kundër Moldes. Klubi turk ka shpenzuar shumë në merkato dhe pas fitores së parë 3-2 ka një avantazh të madh.

Ndërkohë në Bernë, Young Boys pret Maccabi Haifa në duelin më të ekujlibruar të mbrëmjes pas barazimit pa gola të regjistruar në Izrael.