Talenti i futbollit botëror do të tërhiqet në moshën 32-vjeçare

Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Real Madrid, Eden Hazaard ka bërë me dije se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare.

Edhe pse nuk e ka bërë të ditur ende, tashmë është e sigurt që sulmuesi, një nga më të talentuarit ebgjeneratës së fundit në Belgjikë, do të tërhiqet për shkak të problemeve të shumta fizike.

U largua nga Real Madrid pasi i përfundoi kontrata në fund të sezonit të kaluar por Hazard mori disa oferta interesante duke i refuzuar që të gjitha.

Vancouver Ëhitecaps dhe disa klube nga Arabia janë interesuar konkretisht. Në tre sezone me Realin ai regjistroi 76 ndeshje dhe vetëm 7 gola të shënuar edhe pse u transferua për më shumë se 100 milionë euro.