Fitore e lehtë për Interin në Cagliari, Lautaro sërish vendimtar (VIDEO)

Fitore e lehtë për Interin në Cagliari, Lautaro sërish
Brenda një jave Interi regjistron suksesin e dytë në Serie A pasi triumfoi edhe në transfertën e Cagliarit pasi e bëri një gjë të tillë në ndalesën e së dielës kundër Monza-s.

Lautaro dhe Dumfries mjaftuan në pjesën e parë me dy gola që vulosën fatin e takimit të luajtur në ishullin më të madh të Italisë përballë skuadrës së drejtuar nga Claudio Ranieri, këtë sezon e rikthyer mes më të mirëve të Italisë.

Realizimet e sulmuesit argjentinas dhe mbrojtësit holandez adresuan sfidën pasi në pjesën e dytë Interi u kujdes për të mos harxhuar shumë energji dhe me këtë fitore barazon në krye të klasifikimit Milanin dhe Napolin me nga 6 pikë.

Në ndeshjen tjetër të javës së dytë, Salernitana dhe Udinese nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1.