Skandal në Newcastle, dhunohet kapiteni i skuadrës Jamaal Lascelles (VIDEO)

Kapiteni i Newcastle, Jamaal Lascelles është vënë në shenjëster të një bande në rrugët e qytetit verior të Anglisë.
Ata e kanë sulmuar me grushta dhe e kanë goditur me shishe në një nga rrugët e qëndrës duke e kërcënuar madje se do ta qëllonin me armë zjarri. Banda që sulmoi lojtarin ka plagosur lehtë edhe vëllain e Jamaal që po e shoqëronte në ato momente në një nga klubet e qytetit.
Dëshmitarët thonë se sulmi ndaj dy vëllezërve ishte i paprovokuar dhe u regjistrua vetëm pak orë pas humbjes së Newcastle 1-0 një javë më parë në “Etihad” përballë Man. City. 6 ishin personat që sulmuan kapitenin e “qymirxhinjve” i cili pësoi dëmtime të lehta në fytyrë.
Shikoni videon;
#NUFC club-captain Jamal Lascelles caught in a devastating brawl Sunday evening. The star defender is video’d wearing a black T-shirt and green gilet.
— Joseph Brown (@JosephBrownJrno) August 28, 2023
NUFC have refused to comment on this. ⚫️⚪️ pic.twitter.com/KDPmJ99wfU


