Gjimnastja amerikane thyen rekordin që nuk ishte arritur që nga viti 1933

Gjimnastja Simone Biles shkruan historinë në Amerikë, duke thyer një rekord që nuk ishte arritur që nga viti 1933 nga Alfred Jochim.

26 vjeçarja fitoi medaljen e tëtë në Kampionatin Amerikan të Gjimnastikës, në një rikthim që vjen pas një pauze dy vjeçare për shkak të problemeve shënetësore të kampiones.

Ajo shënoi një rezultat prej 15.400 pikëve, që u pasua nga Shilese Jones, me 3.9 pikë prapa në vendin e dytë.
“Është vërtet e mahnitshme. Të gjithë këtu brenda besojnë tek mua. Kjo më motivon që të filloj të besoj më shumë në vete. Po mundohem të lëviz pak më ndryshe këtë vit sesa në të kaluarën, por nuk dua të them dicka më shumë. Por i dua kaq shumë fansat dhe turmën, -tha ajo në një intervistë për NBC.

Gjatë gjithë konkursit, Biles plotësoi pa mundim dhe të gjithë numrat në program, që asnjë gjimnaste tjetër femër nuk e ka konkurruar deri më tani. Ajo u bë për herë të parë kampione në SHBA-së në 2013-ën dhe arriti rekordin e Jochim, me 7 medalje në 2021-shin.

Po në këtë vit u tërhoq nga gjimnastika, pasi pësoi një përdredhje që i krijoi një bllokim mendor, gjë e cila ia pamundësonte pjesëmarrjen në gara.

Ende nuk ka një konfirmin nga kampionia e amerikës në gjimnastikë nëse do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris, por ajo pritet të marrë pjesë në në Antëerp nga 30 shtatori deri më 8 tetor, ku do të ketë mundësinë të shtojë numrin e saj të medaljeve. Gjithsej Biles ka 25 medalje botërore, përfshirë 19 të arta.