VIDEO/ Aksident i frikshëm në garat me motor në Brazil, dy pilotë humbin jetën

Dy pilotë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një gare në kampionatin kombëtar Moto 1000 GP në Brazil. 

Pothuajse në fund të xhiros së parë, motori i 42-vjeçarit Andre Verisimo Kardoso rrëshqiti dhe përfundoi në asfalt.

Piloti u ngrit në këmbë, por u godit nga një tjetër motor që mbërriti në atë moment, i drejtuar nga 38-vjeçari Eriko Verisimo da Roka.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë, gjendja e tyre ishte shumë e rëndë dhe pilotët vdiqën pasi mbërritën në spital.