Shkarkim surprizë që në javën e parë, klubi bardhezi largon trajnerin

Shkarkim surprizë që në javën e parë, klubi bardhezi
Laçi largon nga stoli trajnerin Stavri Nica menjëerë pas javës së parë ku u ndal në barazim 3-3 nga Erzeni në shtëpi.

Është vetë klubi kurbinas që e konfirmoi këtë gjë me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa pas duelit të djeshëm, Stavri Nica u pa i nervozuar.

Shkarkim surprizë që në javën e parë, klubi bardhezi

Nica e mori drejtimin e Laçit në muajin prill të këtij viti duke e largua përfundimisht nga vallja e mbijetesës por nuk arriti ta kualifikonte në kupat europiane.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij largimi, aq më tepër pas një barazimi që në javën e parë dhe pas një revolucioni të vërtetë të bërë gjatë merkatos së verës në skuadër.