Grevë urie për një puthje, nëna e presidentit të federatës spanjolle mbyllet brenda një kishe

Puthja ne finale e kupës së futbollit për femra është shndërruar tashmë në një tragikomedi për futbollin. Tashmë është Nëna e presidentit të federatës së spanjës, Luis Rubiales, e cila është mbyllur brenda një kishe dhe ka hyrë në grevë urie në mbështetje të djalit të saj.

Angeles Bejar kërkoi t'i jepet fund 'trajtimit çnjerëzor ndaj djalit të saj’ pasi puthi në buzë lojtaren spanjolle Jenni Hermoso pas triumfit të tyre në Kupën e Botës për femra.

Ajo është mbyllur në kishën Divina Pastora në Motril, në lindje të Malaga-s në Spanjën jugore duke deklaruar se do të qëndrojë në një kohë 'të pacaktuar, ditë e natë' derisa sipas saj 'drejtësia të vendoset'.

Vetë Rubiales pak ditë më parë refuzoi të tërhiqej nga detyra. Vendimi i tij u pasua me mbledhjen e Asamblessë që e pezulloi përkohësisht nga organi qeverisës i futbollit botëror FIFAs.

Rubiales është mbrojtur duke u shprehur se ai e puthi kampionen e futbollit pasi ajo id ha konsensusin për këtë. Ndërsa vettë sportistja nuk është shprehur ende qartë se ccfarë ka ndodhur. Nga ana tjetër nuk kanë munguar as protestat ku presidentit të federatës i është nxjerrë kartoni i kuq.

Grevë urie për një puthje, nëna e presidentit të