Hetim penal për sjellje kriminale ndaj shefit të federatës, Rubiales në telashe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2023, 19:23

Prokurororët spanjollë kanë haour një hetim kriminal ndaj presidentit të Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, i cilu puthi në buzë lojtaren spanjolle Hermoso pas finales së Kupës së Botës.

Si provë është marrë momenti kur ai afron lojtaren 33-vjeçare dhe e puth me dhunë, duke e futur në telashe të vërteta 46-vjeçarin i cili është ngrirë nga të gjitha funksionet nga FIFA për një afat 90 ditor.
Sipas zyrës së prokutorisë, hetimi është paraprak dhe mund të nisë një çështje e plotë me akuzën e sulmit seksual. Hermoso do të dëshmojë përpara prokurorëve.
