Alonso pranë Manchester United, Barcelona e lë të lirë

Manchester United kërkon të transferojë nga Barcelona mbrojtësin e krahut Marcos Alonso të cilin katalanasit nuk arrijnë ta federojnë pasi e kanë kaluar limitin e pagave.

Sipas gazetës “Marca”, klubi anglez premton t’i ofrojë dy vite kontratë. Klubi blaugrana nuk është kundër idesë ndërsa topi kalon në këmbët e lojtarit që duhet të marrë një vendim sa më shpejt.

Largimi i mundshëm i Alonsos do t’i komplikonte gjërat në kampin katalanas pasi në krahun e majtë të mbrojtjes do të kishte alternativë vetëm të riun Balde.