Salah dëshiron të largohet nga Liverpool, presion klubit të kuq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 10:21

Mohamed Salah ka arritur marrëveshjen personale me Al-ittihad dhe kërkon të largohet nga Liverpool për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.
Sulmuesi egjiptian, praktikant i riteve myslimane, ëndërron të luajë në një vend si Arabia dhe oferta 500 milionëshe për 5 vite duket e parezistueshme. Klubi i ka ofruar gjithashtu një pjesë të aksioneve sulmuesit, duke kopjuar modelin amerikan me LA Galaxy dhe Beckham në vitin 2007.
Vendimi final i takon trajnerit Jurgen Klopp dhe klubit por Salah e ka depozituar tashmë kërkesën ndërsa Al-Ittihad ofron rreth 90 milionë euro për kartonin e “faraonit”.
