Man City agresiv në merkato, ofron 60 milionë për talentin e Wolves
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2023, 14:08
Gjatë orëve të fundit të merkatos, Manchester City ka bërë një ofertë të papritur për mesfushorin Matheus Nunes.
Bëhet fjalë për lojtarin kyç të skuadrës së Wolverhampton, i cili mund të transerohet te kampionët pasi ka gjetur gjihnë e përbashkët në bisedimet me klubin bardhekaltër.
Pasi refuzoi ofertën e parë 50 milionë, Wolves duhet të studiojë lëvizjen e radhës me 10 më shumë dhe sipas të gjitha gjasave, kontrata do të finalizohet gjatë orëve të ardhshme pasi në lojë mund të futen edhe James McAtee e Tommy Doyle, kartonët e të cilëve i zotëron City.
