Vllaznia bëhet edhe më shkodrane, rikthen në shtëpi mbrojtësin

Vllaznia bëhet edhe më shkodrane, rikthen në shtëpi
Në një kohë që sezoni sapo ka filluar, Vllaznia vijon punën për të kompletuar skuadrën që do të ketë në dispozicion Migen Memelli. Fitorja 3-1 ndaj Kukësit është pasuar nga puna që po bën klubi në merkato pasi ka afruar mbrojtësin shkodran Ditmir Beci. Vllaznia e bën njoftimin e afrimit të Becit në rrjetet sociale ku shkruan:

“Mbrojtësi shkodran pas disa sezonesh të suksesshme në ekipe të ndryshme, së fundi tek Skënderbeu, tani do të jetë pjesë e Vllaznisë. 27 vjeçari ka firmosur për një sezon me kuqeblutë, me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër. Mirë se erdhe Dritmir Beci!”.

Vllaznia bëhet edhe më shkodrane, rikthen në shtëpi