Shuplakë Barcelonës, disiplina “gjymton” skuadrën katalanase
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 18:53

Xavi Hernandez dhe Raphinha dënohen me nga dy ndeshje pezullim pas ngjarjeve në ndeshjen e javës së parë kundër Getafes ku të dy dolën me karton të kuq në një sfidë të tensionuar.
Në "Coliseum Alfonso Pérez", katalanasit u ndalën në barazim ndërsa nervozizmi i trajnerit të Barcelonës dhe lojtarëve katalanas ishte i dukshëm ndërsa trajneri dhe sulmuesi do të mungojnë në sfidat kundër Cadiz dhe Villarreal.
Xavi u përjashtua pas protestave ndaj arbitrit të katërt ndërsa braziliani doli nga fusha e lojës pasi goditi me brryl kundërshtarin gjatë një dyliftimi.
