Shihej si pasuesi i Messit tek Barcelona, lojtari kërkon largimin nga katalanasit

Shihej si pasuesi i Lionel Messit tek Barcelona, por karrierën nuk do ta vazhdoj më tek katalanasit. Ansu Fati ka vendosur të largohet nga Barcelona.

Lojtari i ka bërë të ditur agjentit të tij që ti gjejë një ekip të ri. Për Ansu Fatin ka interes të madh sidomos në Premier League, nga skuadrat e  Arsenalit dhe West Hamit. Por interes ka edhe nga Arabia Saudite, ku Al Hilal nuk do ta kishte problem të shpenzonte para për lojtarin e Barcelonës.

Ansu Fati është një produkt i Barcelonës, ku 2 sezone më parë shkëlqeu duke arritur të depërtojë deri në ekipin e parë të Barcelonës, dhe madje luajti edhe titullar në shumë ndeshje të kampionatit por edhe në Champions League. Golat dhe loja që prodhoi, bënë që mediat dhe tifozët ta projektonin si pasardhësin e Lionel Messit.

Madje atij pas ikjes së Messit tek PSG ju dha fanella me numrin 10 që mbante ylli argjentinas. Por një dëmtim e la jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë, dhe më pas nuk e gjeti më formën e dikurshme. Tek Barcelona nuk kanë luksin të presin, me trajnerin Xavi që i ka sugjeruar largimin si zgjidhjen më të mirë.