Lajm i mirë për tifozët e Juventusit, Pogba rikthehet në fushë, kandidon për javën e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 15:07
Mesfusha e kompletuar, Massimiliano Allegri mund të luajë me formacionin më të mirë që në javën e parë të Serie A.
Paul Pogba, i dëmtuar prej shumë muajsh, rikthehet të luajë në ndeshjen miqësore kundër Alessandria-s kua madje shënoi edhe një gol në suksesin 5-0.
Juventusi do ta nisë këtë sezon me përballjen kundër Udineses dhe francezi kandidon për një vend titullari edhe pse do të jetë trajneri italian ai që do të vendosë, duke vlerësuar edhe faktin që gjatë vitit të fundit Pogba është aktivizuar shumë pak minuta për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme.
