Arsenal i “mallkuar”, mister 45 milionëshi këput ligamentin e gjurit

Merkatoja e verës po rezulton një mankth për Arsenalin që punoi për të rinovuar skuadrën por një dëmtim i rëndë i prish planet trajnerit Michel Arteta.

Pas suksesit në ndeshjen e parë me Nottingham Forest, skuadra londineze merr një lajm negativ. I riu i afruar nga Ajax, Jurrien Timber pësoi një dëmtim dhe u largua nga fusha e lojës në minutën e 51.

Mjekët dyshojnë për një dëmtim të rëndë që lidhet me ligamentete gjurit. Sipas të gjitha gjasave, holandezi i transferuar në Angli për 45 milionë euro, do të qëndrojë deri në fund të shkurtit jashtë fushave të blerta, çka do të thotë se Arsenali duhet të kërkojë për një mbrojtës të ri.